Bashkia Bulqizë organizon aktivitetin “Vjeshtë në Martanesh”! Ja kur do të zhvillohet dhe çfarë do të ndodhë

BULQUZË- NjA Martanesh dhe Bashkia Bulqizë, në bashkëpunim me shkollën “Jani Fullani”, ditën e enjte, më datë 21.10.2021, në orën 11:00, në sheshin para zyrave të njësisë, organizon “Vjeshtë në Martanesh”.

Bashkia Bulqizë nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, bën të ditur se ky aktivitetet parashikon:

  • Panair me gatime tradicionale
  • Ekspozitë pikture
  • Tetori i Letërsisë
  • Tetori Rozë
  • Pastrimi i Njësisë në një ditë

Bashkia Bulqizë fton të gjithë banorët të jenë në këtë ditë të mbushur me aktivitete sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu