Asnjë i vdekur dhe 18 të infektuar me COVID-19 në Kosovë

PRISHTINË – Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar së fundmi numrin e infektimeve me COVID-19 për 24 orët e fundit në vend.

Sipas njoftimit të bërë publik është mësuar se ditën e sotme janë kryer 2,198 testime prej të cilave kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 18 qytetarë.

Fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë të vdekur nga virusi.

Lajmi tjetër i mirë është se janë shëruar edhe 23 shtetas duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në 157,106.

Aktualisht në Kosovë rezultojnë pozitivë më COVID-19, 510 shtetas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu