Çështja e transportit/ Balluku njofton aksionin me “grusht të hekurt” që do të nisë nesër Policia

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka njoftuar nisjen e një operacioni në bashkëpunim me Policinë për goditjen e transportit informal, automjeteve që veprojnë pa licencim.

Balluku tha se do ta bëjmë me “grusht të hekurt”, do të ndalojë njëherë e mirë i gjithë transporti i paligjshëm, që afekton negativisht transportin.

“Policia e Shtetit duke nisur që nesër do të ketë një aksion për subjektet e palicencuara, automjetet private që hapin dyert për transport publik. Do ta bëjmë me “grusht të hekurt”, do të ndalojë njëherë e mirë i gjithë transporti i paligjshëm, që afekton negativisht transportin”- tha ministrja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu