Çfarë po ndodh? Noiyz i hap ‘luftë’ për audiencë Mozzikut (Foto)

Dy reperat e njohur dhe shumë të pëlqyer Mozzik dhe Noizy, siç kanë deklaruar edhe vetë në ‘insta-storyt’ e tyre në ‘Instagram’ janë në prag të publikimit të projekteve më të fundit muzikore.

Edhe pse përplasja e tyre në rrjetet sociale ka qenë e vazhdueshme gjatë kohëve të fundit, vetë reperat nuk kanë deklaruar nëse projektet e tyre muzikore janë një bashkëpunim me njëri-tjetrin edhe pse data e lancimit ka qenë e njëjta.

Së fundmi reperi Mozzik ka postuar në ‘insta-storyn’ e tij se do të jetë live mbrëmjen e sotme në orën 20:00. Pas këtij njoftimi ka ardhur edhe reagimi i reperit të njohur dhe shumë të pëlqyer Noizy, i cili poashtu nëpërmjet një ‘Insta-story’ duket se i ka hapur një ‘luftë’ dhe sfidë për shikueshmëri reperit kosovar. Noizy ka shkruar se do të jetë live në ‘Instagramin’ e tij në orën 20:01.

Fansat e reperave kanë aluduar për një bashkëpunim mes tyre, por gjithçka është mbajtur e fshehtë deri më tani nga këngëtarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu