Dhunohet kryetari i bashkisë Selenicë, e pëson agresori

VLORË – Pëllumb Britaj me detyrë kryetar i Bashkisë së Selenicës është dhunuar ditën e djeshme nga një shtetas 57-vjeçar me inicialet P. B., i cili ka përfunduar në prangat e policisë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen ‘Lirim’ të Vlorës, ku shtetasi i cili ka përfunduare në prangat e policisë ka goditur kryetarin e bashkisë për shkak të detyrës.

Nde nuk janë bërë të ditura detajet e këtij konflikti.

Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetmin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës shtetasin P. B., 66 vjeç, me detyrë Kryetar në Bashkinë Selenicë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu