Johnny Depp takon presidentin Vuçiç! Ja dhurata e veçantë që i bëri aktori

Aktori i njohur, Johnny Depp, ka mbërritur në Beograd për premierën e serialit të tij të animuar të prodhuar në Serbi “Pafini”, prodhuar nga “Archangel Studio” nga aktori Milos Bikovic.

Nga aeroporti, ai është drejtuar në presidencë, ku e ka pritur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiçi.

Presidenti deklaroi se është i nderuar me ardhjen e aktorit meqë edhe mori një dhuratë në lidhje me rolin e Jack Sparrow në filmin “Pirates of the Caribbean”.

Vuçiç ka publikuar edhe disa video me Johnny Depp në llogarinë e tij personale, Instagram.

“Jam i nderuar me ardhjen e Johnny Depp në vendin tonë, i jam veçanërisht mirënjohës për dhuratën e mrekullueshme që mora”, ka shkruar Johnny.

Kujtojmë, që kjo nuk është hera e parë që aktori po e viziton Serbi, pasi fillimisht ai ishte në vitin 1992.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu