Kim takon ambasadorin e OSBE: Parlamenti duhet të miratojë zgjatjen e mandatit të vettingut

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka takuar ditën e sotme ambasadorin e OSBE, Vincenzo Del Monaco.

Kim u shpreh se gjatë takimit u ra dakort që në përputhje me rekomandimin e IMO -së, Parlamenti duhet të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e vettingut.

Gjithashtu, Kim tha se u ra dakort që autoritetet dhe palët duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSCE/ODIHR mbi zgjedhjet.

“Takova sot ambasadorin  e OSBE, Vincenzo Del Monaco, për të diskutuar një sërë çështjesh. Ne jemi dakord që, në përputhje me rekomandimin e IMO -së, Parlamenti duhet të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e vettingut. Gjithashtu pajtohen që autoritetet dhe palët duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSCE/ODIHR mbi zgjedhjet,” shkruan Kim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu