Manastirliu nga Shkodra: Sallat e reja të operacionit në Spitalin Rajonal do jenë gati së shpejti

SHKODËR – Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka qenë ditën e sotme qytetin Shkodrës ku ka inspektuar edhe punimet në Spitalin Rajonal të këtij qyteti.

Ajo ka ndarë disa foto në faqen e saj të ‘Facebook’,  ndërkohë që shkruan sallat e reja të kirurgjisë në këtë spital do të jenë në dispozicion të qytetarëve dhe banorëve të zonës shumë shpejt.

Postimi i plotë:

KantieriShëndetësisë

Një tjetër investim i rëndësishëm po bëhet realitet për Spitalin Rajonal të Shkodrës

Sallat e reja të kirurgjisë do të jenë së shpejti në funksion të stafit të mrekullueshëm të këtij spitali, në shërbim të qytetarëve të Shkodrës dhe zonave përreth.

PunaPërShëndetësinëQëDuam

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu