Talebanët i presin kokën volejbollistes dhe e postojnë në internet

Një masakër ka ndodhur me volejbollisten e famshme dhe shumë të talentuar Mahjabin Hakimi, e cila luante për ekipin e volejbollit të Kabulit.

Rreth një muaj më parë ushtarët talebanë që pushtuan vendin i kanë prerë  kokën dhe e kanë masakruar. E përditshmja britanike Daily Mail, ka shkruar se talebanët i kanë prerë kokën volejbollistes, dhe më pas i bënë foto duke e postuar në rrjetet sociale.

Vdekja e të resë nuk ishte bërë publike më parë pasi talebanët kishin kërcënuar edhe anëtarët e familjes së saj. Pas postimit të fotos në internet, ka folur edhe trajneri i ekipit të saj, i cili ka thënë se Mahjabin ishte një nga vajzat e ekipit që nuk mundi të largohet nga vendi .

“Të gjithë lojtarët dhe atletet janë në situatë shumë të vështirë. Janë të dëshpëruara dhe të frikësuara. Ato janë arratisur dhe jetojnë në vende të panjohura”.

Talebanët nuk e lejojnë që vajzat të arsimohen, punojnë ose të marrin pjesë në aktivitetet sportive.

Image

Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu