Tjetër aksident në Durrës! 19-vjeçari godet me makinë këmbësorin

foto ilustruese

DURRËS- Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shijak-Durrës.

Sipas Policisë, mjeti me drejtues shtetasin A. S., 19-vjeç, ka aksidentuar shtetasin Xh. L., 50-vjeç, këmbësor, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu