Zbulohet emrin! Ja kush është vlonjati që bëri për spital kryebashkiakun e Selenicës, shkak linja e furgonave

VLORË – Është zbuluar emri i agresorit që dhunoi mbrëmjen e djeshme kryebashkiakun e Selenicës Pëllumb Binja.

Sipas informacioneve për mediet është mësuar se në pranga a përfunduar shtetasi Pellat Bonaj 57-vjeç, pasi ishte konfliktuar me kryebashkiakun 66-vjeçar duke ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Është mësuar se Bonja ishte pronar i një linje furgonash të transportit publik, të cilit i ishte premtuar nga kryebashkiaku se do t’i jepej në menaxhim një aks rrugor.

Por kjo gjë nuk ka ndodhur pasi kryebashkiaku Pëllumb Binja, ia kishte dhënë atë linjë një biznesmeni tjetër. Kryebashkiaku dhe 57-vjeçari u takuan në qytetin e Vlorës për të bërë një sqarim mes njëri-tjetrit, ndërkohë që ky i fundit nuk e ka përmbajtur dot veten duke e goditur dhe bërë për spital kryebashkiakun.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e biznesmenit, ndërkohë që kryebashkiaku është jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetmin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës shtetasin P. B., 66 vjeç, me detyrë Kryetar në Bashkinë Selenicë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu