
ITALI – Është gjetur ditën e sotme i pajetë trupi i boksierit të famshëm Alessio Zangrilli, i cili rezultonte i humbur që nga data 10 tetor.
Ai u gjeti pajetë mëngjesin e sotëm në Tiber në Ponte Milvio, ku nga konstatimet e para rezultoi se ai kishte një javë që qëndronte në ujë. Në trupin e 35-vjeçarit të talentuar janë dalluar edhe shenja të shumte dhune, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe nëna e tij e kishte kërkuar edhe në emisionin ‘Kush e pa?’.
Për vdekjen e boksierit ka reaguar edhe Federata e Boksit Italian, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Instagram’ ka shprehur ngushëllimet duke thënë se shpresonin që ta shikonin përsëri në ring.
“Shpresonim të të shihnim sërish në ring, Alessio. Të qoftë dheu i lehtë, Kampion.”