
BEOGRAD – Boksieri shqiptar Alban Beqiri, e ka mbyllur sot garën e tij për të shkuar në finalen e Botërorit të Boksit që është duke u zhvilluar në Serbi.
Ai u mposht mbrëmjen e sotme nga boksieri rus Vadim Musaev, i cili mundi ta mposhtëte me pikë në këtë ndeshje fgjysmëfinale. Rusi siguroi vendin e tij për në finale ndërkohë që Beqiri e mbylli këtu garën e tij duke fituar një medalje të bronztë e cila është e para për vendin tonë në këtë eveniment.
Synimi i Beqirirt ishte që të shkonte në finalen e peshës 71 kg, por dëmtimet që kishte pësuar në mes dhe në duar nga ndeshjet e mëparshme të cilat i ka fituar, ia ndaluan rrugën për ëndrrën e madhe.
Rezultati i ndeshjeve të boksierit Alban Beqiri deri në gjysmëfinale:
Ndeshja e parë 5-0 kundër kenianit Maina
Ndeshja e dytë 5-0 kundër lituanezit Banis
Ndeshja e tretë 4-1 kundër panamezit Bekford
Ndeshja e katërt 4-1 kundër jordanezit Eashash
Gjysmëfinalja 0-5 kundër rusit Musaev