
Foto ilustruese
VLORË – Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.
Flakët e mëdha kanë detyruar elektricistët e zonës që të ndërpresin furnizimin me rrymë elektrike për banesat e lagjes Pavarësia. Sipas informacioneve për mediet, është mësuar se zjarri ka rënë në një banesë në afërsi të stadiumit të këtij qyteti.
Në vendi n e ngjarjes kanë shkuar banorët e zonës, ndërkohë që ende nuk është i qartë shkaku i rënies së zjarrit.
Është mësuar se banesa ka qenë e braktisur dhe askush nuk jetonte atje.