Akuzohet se morri ryshfet për ulje dënimi, arrestohet oficeri i Policisë

ELBASAN – Ka përfunduar në pranga oficeri i Policisë Gjyqësore në Elbasan, Kujtim Ozuni.

Lajmin e ka bërë të ditur SHÇBA, e cila në përfundim të hetimeve që kishte nisur prej një viti ka arrestuar këtë shtetas i cili kishte detyrën e Specialistit dhe Oficerit të Policisë Gjyqësore për hetimin e aksidenteve në Sektorin e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan.

Mbi 52-vjeçarin do të rëndojnë akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “korrupsion pasiv  të personave që ushtrojnë funksione publike”. Ai dyshohet se ka marrë ryshfet 50,000 lek për uljen e dënimit të një aksidenti rrugor ku mbetën të lënduar disa persona.

Njoftimi i policisë: 

Elbasan – SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në kuadër të procedimit penal të vitit 2021, ndjekur me metoda speciale të hetimit, ka kryer ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë N/Komisar K.O., 52 vjeç, me detyrë Specialist dhe Oficer i Policisë Gjyqësore për hetimin e aksidenteve në Sektorin e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan.

Punonjësi i policisë dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi në detyrën e oficerit të Policisë Gjyqësore për hetimin e aksidenteve rrugore, ai dyshohet se ka marrë rryshfet në vlerën 50.000 lekë gjatë hetimit të një aksidenti rrugor, ku mbetën të plagosur disa shtetas.

SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu