E përjashtuan nga partia BESA, reagon Kastriot Rexhepi

Deputeti i Lëvizjes BESA Kastriot Rexhepi, është përjashtuar nga çdo funksion që ushtronte në këtë parti.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti Bilal Kasami, i cili nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ ka bërë të ditur se arsyeja e përjashtimit është mosparaqitja në kuvend për mbështetjen e mocionit të mosbesimit të qeverisë.

Kasami: Kastriot Rexhepi i cili ditë më parë nuk u paraqit në kuvend, për të mbështetur mocionin e mosbesimit të qeverisë, me çka i njëjti veproi në kundërshtim me vendimin e partisë me ç’rast dëmtoi rëndë edhe prestigjin e partisë, Lëvizja BESA, respektivisht unë si Kryetar partie, konform normave statutore përkatësisht nenit 14 paragrafit 3 pika 3.3 të Statutit të Lëvizjes BESA, anëtarin e lartëpërmendur e përjashtoj nga të gjitha pozicionet partiake dhe të qenurit anëtar i Lëvizjes BESA. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, shkroi Kasami në Facebook.

Pak më pas ka ardhur edhe reagimi i Kastriot Rexhepit, i cili postoi në faqen e tij të ‘Facebook’ një flamur Amerikan, me mbishkrimin ‘Zoti e bekoftë Amerikën!’

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu