Angli-Shqipëri 5-0, ‘plasin’ memet në rrjetet sociale

TIRANË – Ndeshja Angli-Shqipëri që u luajt mbrëmjen e djeshme në stadiumin e Wellsit, përfundoi me rezultatin 5-0 për vendasit.

Kjo humbje e thellë e skuadrës tonë ka bërë që në rrjetet sociale të shpërthenin memet, ku krahasimet mes Edi Rejës dhe Lulzim Bashës kanë qenë të pranishme.

Kjo pasi deklaratat e të dyve kanë qenë të ngjashme pas humbjeve që kanë pësuar, ‘Mos u mërzit do të luftojmë së bashku, lufta sapo ka filluar’, ishte një nga shprehjet e shkruara në ‘meme’.

Skuadra jonë pësoi 5 gola që në pjesën e parë, ndërkohë që në të dytën u vu re toleranca e skuadrës angleze.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu