TIRANË – Ish-kryeminstri Sali Berisha ka ndarë së fundmi në faqen e tij të ‘Facebook’ një video nga fjalimi i tij mbrëmjen e djeshme në Sarandë.
Në postimin e tij Berisha ka shkruar Foltorja është mrekullia e dytë më e madhe e 30 viteve të fundit.
Në fjalën e tij ish-lideri demokrat ka folur edhe për 4200 firmat që janë dorëzuar më qëllim mbledhjen e kuvendit për shkarkimin e Lulzim Bashës. Ai tha se ato janë më se të vërteta, me emër dhe mbiemër gjithashtu edhe me datë anëtarësimi në PD.
Postimi i plotë:
Foltorja si mrekullia e dyte me e madhe ne 30 vitet e fundit! Firmat tuaja jane historike, shpetimtare te pluralizmit, ferr dhe tmerr i narkoshtetit dhe peng kryetarit! sb