Makina bën për spital të miturin në Tiranë

Fotro ilustruese

TIRANË – Një fëmijë i mitur është përplasur nga një automjet ditën e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10 në vendin e njohur si ‘Kthesa e Yzberishtit’, ndërkohë që bëhet e ditur se një makinë e ka përplasur të miturin duke i shkaktuar lëndime trupore.

Drejtuesi i automjetit shtetasi me inicialet E. Ç., është marrë në pyetje nga policia, ndërkohë që 13-vjeçari ndodhet në spital fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu