ELBASAN – Kombëtarja jonë e futbollit U-19 do të zhvillojë ditën e sotme një ndeshje me kombëtaren e Serbisë U-19, ndeshje e cila do të zhvillohet në stadiumin Elbasan Arena.
Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimin e Evropianit 2022, për 19-vjeçarët. Ndeshja do të zhvillohet në orën 14:00, ndërkohë që skuadrat kanë publikuar edhe formacionin e ndeshjes.
Për këtë sfidë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare:
Shqipëri U-19 – (4-3-3): Simoni; Bytyqi, Preka, Zalli, Hysaj; Nerguti, Mata, Bibo; Zenelaj, Pjeshka, Toçi. Trajner: Armando Cungu.
Serbi U-19 – (4-3-3): Lukiç; Despotovski, Petkoviç, Subotiç, Krsmanoviç; Stankoviç, Miletiç, Motika; N. Mituljikiç, Ajdar, J.Mitjulikiç. Trajner: Dejan Brankoviç.