Zjarr në Malin e Thatë, zjarrfikësit lutojnë me flakët

KORÇË – Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në Malin e Thatë në Korçë.

Mësohet se zjarri ka filluar që mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që vazhdon të jetë aktiv edhe sot. I ndihmuar edhe nga era e fortë ai ka mundur që të shkrumbojë rreth 10 hektarë sipërfaqe me kullota.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 20 zjarrfikës të cilët kanë nisur punën për neutralizimin e flakëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu