Si rrallëherë! Gazetari dibran, Dëfrim Methasani rrëfen emocionet e jetës së tij në median sportive

Është i njohur nëpërmjet ekranit dhe radios shtetërore, ndërsa për shumë njerëz të tjerë ai ka shok, mik, bamirës dhe njeri që ka ditur t’i ndihmojë në çdo rast. Dëfrim Methasani, gazetari sportiv i Televizionit dhe Radios shtetërore shqiptare rrëfehet për “newsport.al” dhe tregon emocione të ndryshme nga jeta e tij.

defrimi

Që nga dita që ka nisur punën e deri më sot, Methasani ka krijuar vetëm miq në sport, ndërsa së fundmi do të titullohet edhe “Qytetar Nderi” në Përmet. Nuk është i lindur në këtë qytet, por po e vlerësojnë për kontributin që ka dhënë përmes kronikave që ka prekur ndër vite për zhvillimin e sportit të këtij qyteti.

Sa iu përket detajeve të tjera, Methasani tregon gjithçka në intervistën e mëposhtme.

Dëfrim, si ndjeheni pasi jeni dekoruar dhe në qytetin e Përmetit me titullin “Qytetar Nderi”?
Natyrisht që njeriu pas çdo vlerësimi ndjehet mirë. Asnjëherë nuk e kam parë veten një titull për Dëfrimin, por për një gazetar që promovon veten vlerat e sportit në Shqipëri. E kam parë veten shërbëtor i njerëzve të sportit. Kurrë nuk kam thënë jo për çdo event. Më shumë se gazetar kam dashur të jem njeri. Duke qenë njeri humanitar për njerëz në nevojë.

defrim

Në Dibër e mendoja se jam djalë i asaj treve dhe duke bërë shumë gjëra për atë trevë për sportin dhe artin, në Përmet u impresionova për vet faktin që nuk jam nga ai vend. Kam shkuar në vite të ndryshme nnë Përmet për të bërë reportazhe për emisionin “Sporti i një qyteti”, kam pasqyruar gjendjen ndër vite. Gjëra që nuk kanë shkuar, diçka pozitive që ndodh, apo duke promovuar historinë. Ata janë më sensibël për çdo ndryshim. Mora nismën për Hetem Kason, trajneri legjendë i basketbollit të femrave, i cili u shpall “Qytetar Nderi”. Në Përmet është hapur dhe ekipi i ping-pong në saj të bashkëpunimit tim me të tjerët. Nuk është se unë funksionoj si institucion, por duke shfrytëzuar njohjet dhe federatat, kam bërë më të mirën që mundem për sportin. Për këtë vit FSHF-ja u ka premtuar dhe do iu japi ndenjëset në stadium. Kam folur dhe me Shulkun që federata të japë bazën materiale dhe të rregullojë fushën. Në Basketboll janë bërë finalet e Kupës së Shqipërisë. Unë jam një dashamirës mes palëve dhe federatat e kanë mirëpritur. Përmeti ka njerëzit e duhur dhe jeta e tyre ka marrë të tjera përmasa. Është qytet i futur dhe nuk ka shumë lëvizje si në qytetet e mëdha dhe kjo bëri që ata të më respektojnë dhe para dy-tre ditësh jam njohur që do të titullohem në këtë qytet. Ata do të bënin eventin e 55 vjetorit të basketbollit. Eventin e kam përsipër marrë unë me miqtë e mi. Dokumentarin e kam marrë unë në dorëzim për ta bërë. Do të jetë organizim që aty do të shpallen disa çmime nga Këshilli Bashkiak. Tre “Qytetarë Nderi”, mes tyre dhe unë si dhe 12 tituj “Mirënjohja e Qytetit”. Para pak ditësh u njoha që do të më jepej ky titull.

defrimi

Pas Dibrës, cili është qyteti juaj i preferuar?
Natyrisht dhe në Rubik kam marrë titullin mirënjohja e qytetit. Që në vitin 1999 kam pasur marrëdhënie të mira. Për pesë vite kam qenë personazhi i vitit. Shkodrën e kam për zemër. I dua të gjithë qytetet dhe të gjithë shqiptarët. Në qytetet që nderohesh, ke një lloj imponimi pozitiv.

Si ka qenë karriera juaj?
Në 1983 kam filluar të shkruaj, në gazetën e Dibrës dhe më pas te Sporti Popullor dhe gazetat Bashkimi dhe Zëri i Rinisë.

Pas viteve ‘90 fillova me Radio Tiranën që nuk bëja vetëm emisione sportive. Elbasani-Partizani në shtator të vitit 1993 ka qenë regjistrimi im i parë në TVSH. Në këtë ndeshje golat u shënuan nga Branica dhe Agalliu. U bë konkurs për kronikën e ndeshjes, nëse fitoje konkursin, jepej kronika në darkë. Unë isha fitues. Nga ajo ditë kam filluar në televizion. Zyrtarisht jam emëruar në vitin 1998. Jam shkëputur tre vite nga viti 2004-07 te Telesport për arsye familjare.
Emisionet më të preferuara kanë qenë dokumentarët historikë, Sporti i një Qyteti. Kulmin e arrita me dokumentarin për Panajot Panon. Në 70 vjetorin e lindjes së Panos iu dha titulli “Nderi i Kombit”. Emisionin Rubrika Sportive në TVSH e kam drejtuar për disa vite radhazi, gjithashtu bëja emisionin “Mëngjesi Sportiv” ku kisha të ftuar çdo ditë nga një personazh nga bota e sportit.

defrimi n peshkopi

Momentet më të mira dhe ato më të vështirat?
Ka pasur, sepse ka pasur probleme dhe ndëshkime në punë. Por, e përgjithshmja ka qenë pozitive. Dhe më e bukura ka qenë respekti që më kanë bërë njerëzit. Kam shumë miq dhe këta i kam bërë nëpërmjet ekranit. Nuk kam pyetur për orar dhe largësi në TVSH.

Çfarë ka ndryshuar ndër vite në gazetari?
Atëherë kishte gazetari të kontrolluar, por më e përgjegjshme. Sot gazetari liberale, por sot spekulohet. Gazetari atëherë kishin personalitet. Me gazetarin mateshin njerëzit kur flisnin, kishte një lloj prestigji dhe personalitet. Është kohë tjetër, duke bërë spekulime dhe krijon mosbesim. Sot mund të ketë mundësi dhe hapësira për të folur. Edhe politizimi hynte, ku duhet të përkufizoheshe te partia.

defrim klodi

Takimi më i rëndësishëm që ke bërë në gazetari?

Takimi me Cristiano Ronaldo që e kam takuar 3 herë. Një herë kam biseduar me të. Kam takuar shumë kampionë, mes tyre vëllezërit Keta që janë djem fantastik. Jam takuar me Beckenbauer e shumë figura të sportit botëror. Ndeshja më emocionuese ka qenë ajo që Ismail Keta fitoi titullin botëror në Kick-Box dhe titullin ja dedikoi vajzës së motrës time, Ambra Meda, e cila ishte e sëmurë me kancer. Unë jam ngjitur në ring dhe e kam përqafuar dhe më pas më ka rënë të fikët. Më emocionuese ka qenë Shqipëri – Greqi në 2004-n. Kam ndjekur çdo situatë dhe ndeshjen, kam qenë në festë. Por, edhe në 2001 me të ndjerin Mehdin Zhega që Gjermania fitoi 2-1 në fushën e saj ndaj nesh, por që gjermanët u larguan 10 minuta para nga stadiumi. Unë isha mik me Agron Dukën dhe nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë Armandon. Ishte me të Sulejman Starova, por Armando nuk ishte bërë ende president i FSHF-së. Por, edhe me lojtarët e kombëtares këtë vit. U shkova në çdo shtëpi dhe zbulova gjithçka për jetën e tyre përpara se të shkonin në Francë.

Në ndeshjen në Beograd isha në pistë, më qëlluan në pistë dhe u detyruam të ndërprisnim transmetimin. Kam qenë bashkë me Klodian Duron./Newsport.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu