Shqipëria ndeshet sot me Andorën në ‘Air Albania’, lumë ndryshimesh te kuqezinjtë

TIRANË – Skuadra jonë e kombëtares zhvillon mbrëmjen e sotme në ‘Air Albania’ ndeshjen e fundit, e cila shënon edhe shansin e fundit për kualifikimin në Botërorin e Katar 2022.

Kjo ndeshje është përballë Andorës, ndërkohë që kuqezinjtë mbrëmjen e sotme do të kenë plot tetë ndryshime në formacion nga ndeshja e fundit që kanë pasur në Wembley.

Të vetmit që nuk do të ndryshojnë janë portieri Strakosha, kapiteni Hysaj dhe sulmuesi Uzuni.

Formacionet zyrtare:

Shqipëri: Strakosha; Hysaj, Mihaj, Dermaku, Hoxhallari; Roshi, Ramadani, Laci; Uzuni, Seferi, Çekiçi

Andorrë: Gomes; Nicolas, Llovera, Garcia, Alavedra, Cervos; Martinez, Vierira, Pujol, Alaez; Rosas

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu