Prej muajsh në pritje të ëmbël, Marina Vjollca zbulon gjininë e bebit që do sjellë në jetë

Moderatorja e njohur Marina Vjollca, është prej muajsh në një pritje të ëmbël e cila do t’i japë statusin nënë për herën e parë në jetë.

Së bashku me bashkëshortin e saj Getoar Selimi, kanë ndarë foto nga pritja e ëmbël por pa dhënë detaje të tjera në lidhje me gjininë e bebit. Edhe pse zëra të ndryshëm kanë qarkulluar nëpër medie dhe portale, për gjininë e të voglit të çiftit të famshëm, Marina ka vendosur që t’i japë fund këtyre hipotezave të pabaza.

Së fundmi ajo ka zbuluar për ndjekësit e saj në rrjetet sociale se do të bëhet nënë e një vajze, ndërkohë që ka shkruar se është duke e pritur më padurim atë moment.

“Mezi po të presim picirukja jonë”,-shkruan moderatorja në rrjetet sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu