Ndodh sërish! Bie Facebook, WhatsApp dhe Instagram

Mbrëmjen e sotme duket se problemi i bllokimit të rrjeteve sociale është rikthyer.

Prej më shumë se gjysmë ore rrjetet soiciale si ‘Facebook’, WhatsApp dhe Instagram kanë shfaqur probleme te përdoruesit e tyre. Këta të fundit kanë vërshuar në ‘Twitter’ duke bërë kritika mbi kompaninë dhe pyetje se përse këto rrjete nuk janë duke funksionuar.

Disa nga përdoruesit e këtyre rrjeteve nuk po arrijnë që të përditësojnë të dhënat e tyre, ose të shikojnë postimet që duan.

Kujtojmë se e njëjta gjë ndodhi edhe disa muaj më parë, ku përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale ‘shpërthyen’ në kritika ndaj kompanive.

Pse Facebook, Whatsapp dhe Instagram nuk funksionojnë?

Duket se problemi është për shkak të DNS-së së Facebook-ut, domethënë atyre shërbimeve që lidhin adresën e internetit të një faqeje (si p.sh. Instagram.com) me adresat IP individuale të përdoruesve. Problemi duket se ka prekur pikërisht këtë element kyç të përdorimit të portalit dhe, sipas asaj që shpjegohet nga Dane Knecht nga Cloudflare, kompania me bazë në Zuckerberg do të kishte tërhequr Protokollin e saj të Portës së Kufirit (BGP), sistemin që ndihmon rrjetin për të zgjedhur mënyrën më të mirë për të rishpërndarë trafikun në ueb.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu