Thanë se pësoi aksident, reagon Stresi: U prehsha në paqe

Videoja e një aksidenti të ndodhur në Tiranë së fundmi, ka bërë xhiron e rrjeteve sociale në vend.

Kjo pasi personi që e ka shpërndarë atë, ka shkruar se ky ishte momenti kur reperi i njohur si Stresi kishte bërë aksident në një nga tunelet e zonës së Astirit.

‘Momenti kur Stresi bën aksident tek tunelet e Sillarit në Astir. Akoma nuk dihet gjendja e repistit shqiptar,’-shkruan personi që ndau videon në rrjetin social ‘Tik Tok’.

Fansat e këngëtarit janë shqetësuar për gjendjen e tij, ndërkohë që vetë Arkimed Lushaj ka shpërndarë videon duke u përgjigjur në një mënyrë ironike duke thënë se u preftë në paqe.

“U prehsha në paqe!” shkruan stresi përkrah videos.

@officialstresi#duet with @bad_felingss hajde qofsha I xhenetit♬ S’jam Dorzu – Stresi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu