Melinda Ademi festoi ditëlindjen mes trëndafilash dhe një darke romantike në Stamboll, kush e surprizoi reperen

Reperja e njohur Melinda Ademi, festoi ditëlindjen një ditë më parë. 26-vjetori e gjeti mes një surprize shumë romantike me trëndafila dhe tullumbace.

“Një ditëlindje shumë speciale”, tha Melinda, duke i bërë fansat të aludojnë se në fakt, pas kësaj surprize mund të jetë një djalë.

Ndërkohë, ajo ka zbuluar se ditëlindjen e ka festuar në Stamboll, me një darkë romantike pranë urës së Bosforit. Ka qenë verë reperja që ka ndarë disa momente, ku shihet e veshur me një fustan të shkurtër ndërsa mban një trëndafil të kuq në dorë.

Në urën e famshme është ndriçuar dhe emri i saj dhe një urim ku shkruhej: “Melinda, urime ditëlindjen”. Reperja është shumë hermetike për jetën private, duke mos e zbuluar se kush e ka shoqëruar në këtë udhëtim. Sa i përket muzikës, Melinda aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit “Melodia”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu