‘Nuk zhgënjen ai!’ Marku triumfon në ndeshjen kundër Luisettos

ANGLI – Florian Marku ka triumfuar edhe një herë duke mos zhgënjyer fansat e tij që kishin shkuar për ta mbështetur.
‘Mbreti Shqiptar’ mposhti mbrëmjen e djeshme boksierin Luisettos, duke mbrojtur kështu titullin kampion në kategorinë IBF që e fitoi vetëm një ndeshje më parë. Në të gjitha raundet e ndeshjes u vërejt dominimi i boksierit shqiptar.
Ndeshja e ardhshme pritet që të zhvillohet në Tiranë, ndërkohë që vetë Marku pas ndeshjes ka reaguar nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’. Ai ka falënderuar të gjithë ata që ishin prezentë dhe ata që e kanë ndjekur nga televizori, ndërkohë që ka shtuar se që nga momenti i parë i fillimit të ndeshjes është munduar për të marrë ‘konckout’.
Reagimi i Markut:
FALEMINDERIT ZOTIT PER CDO GJE . Faleminderit te gjith ju qe ishit sot prezent Edhe te gjith qe mkeni ndjek Live neper jam munduar prej raundit tpar per Knockout Por nuk erdhi. Renci ka fitorja tani do mar pak kohe pushim me familien, dhe nga viti tjeter do kemi ndeshje te medhaja.Ju falenderoj nga zemra te gjithve per perkrahjen

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu