Asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë, ja sa ishte numri i infektimeve sot

PRISHTINË – Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar pak më parë numrin e infektimeve me COVID-19 për 24 orët e fundit në vend.

Sipas njoftimit të bërë publik është mësuar se ditën e sotme janë kryer 1,231 testime prej të cilave kanë rezultuar pozitivë më koronavirus 10 qytetarë.

Fatmirësisht ditën e sotme nuk e ka humbur jetën asnjë person si shkak i COVID-19.

Lajmi i mirë është se janë shëruar edhe 13 qytetarë të tjerë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 157,711 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në Kosovë rezulultojnë pozitivë me COVID-19, 323 shtetas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu