Më në fund! Sarah dhe Pajtimi puthen në buzë

Duket pas refuzimit për një darkë romantike që Pajtimi i bëri mbrëmjen e djeshme Sarah, ka ardhur edhe puthja e shumëpritur, mes dy banorëve të “Big Brother VIP”.

Pavarësisht se Sarah ka deklaruar herë pas here se nuk donte të lidhej me Pajtimin dhe ai deklaroi se ajo nuk ishte femra e duhur për të, tashmë situata është ndryshe.

Pajtimi ka deklaruar vazhdimisht se nuk ka marrë asnjë sinjal nga Sarah, por ishte kjo e fundit që e bëri hapin e parë dhe e puthi. Pas puthjes ajo e pyet se nëse nuk i pëlqeu dhe Pajtimi thotë se “ishte e papritur”.

Saraj i thotë nga ana tjetër se iu duk moment i përshtatshëm. Puthja e shumëpritur ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse në “Big Brother Vip” do të krijohet çifti i parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu