Pfizer publikon studimin: Vaksina 100% efektive për fëmijët e moshave 12-15-vjeç

TIRANË – Kompania e prodhimit të vaksinave kundër COVID-19, Pfizer ka zbuluar disa të dhëna të tjera nga eksperimentet e kryera me vaksinën e prodhuar nga ata.

Vaksina Pfizer kundër koronavirusit ka rezultuar mbrojtëse me afat të gjatë tek fëmijët e moshës nga 12-15-vjeç. Në një deklaratë që ka bërë kompania, mësohet se dy dozat e kësaj vaksine sigurojnë një mbrojte 100% te kjo grupmoshë.

Pas këtij lajmi, kompanitë e prodhimit të vaksinave Pfizer dhe BioNTech pritet që të kërkojnë një miratim të një dozë prej 30 miligramësh për fëmijët e këtyre grupmoshave.

Vaksina u miratua në maj nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave për përdorim urgjent tek personat e moshës 12-15-vjeç, dhe në gusht u miratua plotësisht për përdorim te personat e moshës mbi 16 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu