Aksidenti me 45 të vdekur, Maqedonia e Veriut shpall 3 ditë zie

SHKUP– Pas aksidentit tragjik të ndodhur ditën e sotme në Bullgari ku humbën jetën 45 persona dhe u plagosën 7 të tjerë, Qeveria në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të shpallet tre ditë zie.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në afërsi të Sofjes, ku një autobus pas aksidentit u përfshi nga flakët. Vetëm 7 persona kanë arritur që t’i mbijetojnë aksidentit tragjik.

Flamujt janë ulur në gjysmë shtizë, në nder të viktimave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu