Aksidenti në Bullgari/ Pronari i kompanisë së autobusave: Jam në vendngjarje që në orën 03:00

BULLGARI – Ngushëllime në lidhje me aksidentin tragjik në Bullgari, ku një autobus me turistë që po kthehej nga Turqia u përfshi nga flakët duke lënë dhjetëra viktima, kanë ardhur edhe nga pronari i kompanisë së udhëtimit ‘Besa Trans’.

Në një bisedë telefonike që ai ka dhënë për TV21, ka thënë se ndodhet në vendin e ngjarjes që prej orës 03:00 të mëngjesit të sotëm për të mësuar shkaqet që çuan në këtë tragjedi.

“Nuk e di se si ka ndodhur rasti. Që nga ora 3 e mëngjesit jam në vend të ngjarjes për të marr informacione nga institucionet bullgare, por deri më tani ende nuk dihen shkaqet”, tha ai për TV21.

Kujtojmë që autobusi me turistë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, po kthehej nga Turqia dhe u përfshi nga flakët në Bullgari vetëm 1 orë pasi kishte ndaluar në një pikë karburanti për tu furnizuar.

Nga ky aksident humbën jetën 46 persona dhe mbetën të lënduar shtatë të tjerë. Mes viktimave kishte edhe 12 fëmijë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu