Aksidenti tragjik në Bullgari, Kosova nesër në zi kombëtare

PRISHTINË – Kosova ka shpallur ditën e mërkurë ditë zije kombëtare në shenjë soilidariteti për ngjarje n e rëndë që ndodhi ditën e sotme në Bullgari, ku një autobus me turistë që po kthehej nga Turqia u përfshi nga flakët duke shkaktuar 46 viktima dhe 7 të lënduar.

Ky vendim është marrë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila e ka vendosur këtë gjë pasi shumica e viktimave ishin shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të ditës së sotme, ku mes viktimave kishte edhe 12 fëmijë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu