Asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë, ja sa ishte numri i infektimeve sot

PRISHTINË – Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar pak më parë numrin e infektimeve me COVID-19 për 24orët e fundit.

Sipas njoftimit të bërë publik është mësuar se ditën e sotme janë kryer 1,440 testime prej të cilave kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 15 qytetarë.

Në 24 orët e fundit fatmirësisht nuk ka pasur asnjë viktimë nga COVID-19.

Lajmi i mirë është se janë shëruar edhe 8 pacientë të tjerë duke e çuar numrin e të shëruarve në 157,719 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në Kosovë rezultojnë pozitivë me COVID-19, 330 shtetas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu