Mëngjes i trishtë! Ndahet nga jeta artistja e njohur shqiptare

Është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm artistja e njohur shqiptare, Hueyda El Saied.

Balerina ka ndërruar jetë për shkak të një sëmundje të rëndë në moshën 46-vjeçare. Ajo ishte një personazh mjaft i dashur për publikun shqiptar. Balerina ka lënë pas djalin e saj, Gabrielin.

Prej disa kohësh jetonte në Luksenburg së bashku me partnerin e saj, Thierry, me të cilin pak kohë më parë kishte lidhur dhe martesë. Ata u martuan vitin që lamë pas në një ceremoni private.

Gazetari Ervin Kurti ka ndarë një fotografi me balerin e ndjerë, shoqëruar me një zemër të thyer.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu