Tragjedia në Bullgari, mes viktimave 7 anëtarë të një familje

BULLGARI – Tetë anëtarë të një familje janë shuar ditën e sotme në aksidentin tragjik që u regjistrua në Bullgari, ku një autobus me turistë që ishte duke u kthyer nga Turqia u përfshi nga flakët duke shkaktuar 46 viktima dhe lënë të lënduar shtatë shtetas të tjerë.

Mediet vendase kanë raportuar se në aksident janë ‘shuar’ shtatë anëtarë të një familje me mbiemrin Jahi. Sipas informacioneve është mësuar se këta persona kishin lidhje farefisnore me njëri-tjetrin, dhe së bashku kishin vendosur për një udhëtim turistik në fundjavë.

Mes viktimave është mësuar se janë dy nëna të reja së bashku me fëmijët e tyre, dhe disa kushërinj të tyre.

Viktimat nga familja Jahi:

Belma Jahi – 7 vjeç

Ramiz Jahi – 20 vjeç

Razije Jahi – 12 vjeç

Ergin Jahi – 14 vjeç

Omer Jahi – 11 vjeç

Ajla Jahi  – 14 vjeç

Senije Jahi – 35 vjeç

Amiet Jahi – 45 vjeç

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu