Aksident në Fier! “Toyota” përplas 80-vjeçarin i cili po lëvizte me biçikletë

Foto ilustruese

FIER- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Kuman, Roskovec, Fier.

Policia njofton se shtetasi me iniciale A. C., 60-vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasin E. Z., rreth 80-vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariat shtetasi A. C dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu