Bulqizë/ 45-vjeçari dhunon dhe kërcënon në sy të fëmijëve të mitur bashkëshorten e tij dhe e kërcënon për jetën

BULQIZË- Një 45-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Bulqizës për dhunë në familje.

Policia bën të ditur se është arrestuar shtetasi me iniciale A.K., 45-vjeç, banues në Shupenzë.

Ky shtetas u arrestua pasi në banesë në prezencë dhe të fëmijëve të tij të mitur ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kërcënuar për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu