COVID-19 shkakton një viktimë në Kosovë, ja sa ishte numri i infektimeve sot

PRISHTINË – Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar pak më parë numrin e infektimeve me COVID-19 për 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit të bërë publik është mësuar se ditën e sotme janë kryer 1,575 testime prej të cilave kanë rezultuar pozitivë me koronavirus gjashtë qytetarë.

Fatkeqësisht në 24 orët e fundit nuk e ka fituar betejën me virusin një person.

Lajmi i mirë është se janë shëruar edhe tetë qytetarë të tjerë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 157,727 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në Kosovë rezultojnë pozitivë me COVID-19, 327 persona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu