Festat e nëntorit priten ndryshe në Bulqizë (Foto)

BULQIZË – Ardhja e festave kombëtare të 28 dhe 29 nëntorit ka sjellë edhe organizimin e disa aktiviteteve në Bashkinë e Bulqizës.

Kështu së fundmi me performancën e talenteve të vegjël të shkollave 9-vjeçare “Xhevdet Doda” dhe ”Shefqet Tançi”, dhe mbështetjen e Bashkisë së Bulqizës është organizuar një aktivitet me rastin e festave të nëntorit.

Përmes vjershave dhe këngëve patriotike, të vegjlit e Bulqizës i kanë dhënë një atmosferë ndryshe kësaj periudhe duke shfaqur dashurinë dhe patriotizmin e tyre për atdheun.

Ky aktivitet është zhvilluar në ambientet e Pallatit të Kulturës në Bulqizë, dhe për mbarëvajtjen e këtij programi janë përkushtuar Drejtoria e Arsimit, Kulturës, Turizmit, Rinisë, Sportit, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu