DIBËR- Nga Ura e fshatit Fshat deri në Tiranë, rruga e Arbrit ishte hapur që prej së dielës së kaluar për qarkullimin e automjeteve.
Kompania e cila ka në ngarkim punimet ka bërë të ditur se të mërkurën dhe të enjten nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 16:00 të pasdites, aksi drejt Tiranës do të jetë i bllokuar në Bypassin e Murrizit, transmeton MatTv.
Sipas kompanisë në këtë segment nga njëra hyrje e tunelit në tjetrën, do të bëhet hedhja e shtresës asfaltike dhe në këto dy ditë, qarkullimi do të jetë totalisht i mbyllur në këtë orar në Bypassin e Murrizit.
Ndërkohë, që qarkullimi do të jetë i lirshëm nga ora 16 e pasdites deri në orën 7 të ditës pasardhëse.