Kur do kthehesh në PD? Ja si përgjigjet Rudina Hajdari

TIRANË – Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, ka dhënë një intervistë për ‘Top Talk’.

E pyetur se kur do të rikthehej dhe të futej përsëri në Partinë Demokratike, Hajdari është shprehur se nuk do të kthehet deri në momentin që kryetari Lulzim Basha të largohet.

“Nuk bëhem pjesë e Partisë Demokratike deri në momentin që të bindem që kryetari apo kushdo që të jetë në krye të partisë nuk më inspiron dhe nuk më jep dëshirën që të punoj me të. Deri në atë moment unë nuk mendoj që do të merrem dot”, tha Hajdari.

Ish-deputetja është pyetur edhe për situatën aktuale të PD—së, ku është duke u biseduar për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Hajdari ka thënë se PD është duke u mbajtur peng nga dy persona për interesat e tyre personale, ndërkohë që ka shtuar se demokratët duhet të shkojnë përtej interesave të kryetarëve.

“Janë të njëjtët njerëz që kanë bërë përjashtime, kanë përjashtuar njerëz nga partia dhe janë sjellë në mënyrën si janë sjellë. Të gjithë i dimë këto situata. Nuk kemi nevojë tani të shikojmë pikëpamjen historike. Në momentin që çdokush ka dalë kundër kryetarit, është përzënë. Tani po ndodh rëndom, por ka ndodhur edhe gjatë kohës kur kryetar ishte Berisha. Ndaj, si mund të besohet që mund të ketë hapje të Partisë Demokratike nëse janë po të njëjtët kryetarë që kanë bërë po të njëjtën sjellje. Sot, PD nuk duhet të mbahet peng nga dy persona apo njerëz të tjerë që ne mund të gjejmë dhe mendoj se demokratët duhet të shkojnë përtej interesave të kryetarëve. Mendoj që PD-ja është më e rëndësishme se aq. Ka më shumë vlera se dy kryetarët e saj”, tha Hajdai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu