Meta nga Prishtina: Kam dy rezerva për ‘Ballkanin e Hapur’

PRISHTINË – Presidenti Ilir Meta ndodhet ditën e sotme në Prishtinë, nga ku ka bërë edhe një deklaratë në lidhje me nismën e vendeve të ballkanit për të krijuar të ashtëquajturin ‘Ballkani i Hapur’.

Pjesë e këtij projekti deri tani janë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Në fjalën e tij ndër të tjera presidenti Meta tha se kishte dy rezerva për këtë nismë.

Së pari ai ka theksuar se bashkimin mes vendeve nuk mund të bëhet nëpërmjet politikës përjashtuese. Së dyti Meta ka thënë se kjo është një përpjekje e rivalizimit të procesit të Berlinit.

“T’i përmbahemi zbatimit të marrëveshjeve. Kjo është shumë e rëndësishme. Ka një varg Ah sikur të bëhet edhe një mbledhje që t’i jepte fund të gjitha mbledhjeve. Duhet t’i shmangemi çdo tentative për t’i personalizuar raportet e pazëvendësueshme Shqipëri-Kosovë. Nuk mund të jetojmë me iluzionin që ajo po shohim të ndodhë në Serbi apo Bosnje, nuk ka ndikim te ne.

Arkitektura e paqes dhe sigurisë është garancia më e mirë dhe më e sigurt për të ardhmen e vendeve tona. Duhet të jemi të vendosur për të refuzuar çdo flirt anti europian. Shqipëria do të përmbushë angazhimet e saj si vend anëtar i NATO-s. Rezerva e parë që kam për Open Balkan është parimore. Bashkimi nuk mund të ofrohet përmes politikës përjashtuese.

Prandaj është shumë e rëndësishme që të kemi në konsideratë parimet që garantojnë bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Rezerva e dytë lidhet me përpjekjet për të rivalizuar procesin e Berlinit. Ballkani i Hapur e parcelizon bashkëpunim vetëm në tre vende dhe duket sikur i jepet Serbisë kundrejt një sjellje më të balancuar në rajon. Si mundet t’u besojmë qëllimeve të mira kur ringjallet fantazma e Millosheviç”, tha Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu