Nard Ndoka lëshon akuza ndaj Bashës: Pas 11 dhjetorit do largohesh i dështuar dhe turpëruar

TIRANË – Demokrati Nard Ndoka ka dhënë ditën e sotme një intervistë nëpërmjet së cilës ka lëshuar akuza të forta për kryedemokratin Lulzim Basha.

Ndër të tjera ai ka thënë se pas datës 11 dhjetor, ditë që përkon me insistimin e ish-liderit demokrat Sali Berisha për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD, Basha do të largohet me turp nga Partia Demokratike.

Gjithashtu Ndoka ka thënë se kryedemokrati Basha është një peng i kryeministrit Edi Rama, që prej vitit 2017.

“Nuk besoj që është rruga e duhur për faktin që me të vërtetë disa gjëra duhet të thuhen, por do të ishte më mirë konkurrencë të ideve, agjendës opozitare të dy datave. Dy kuvendet që padiskutim nuk janë zgjidhje.

Por nuk besoj se do te ketë krizë për faktin se z.Basha tashmë e ka humbur legjitimitetin për të qenë kryetar edhe pa Kuvendin. Foltoret e Berishës e kanë dëmtuar z.Basha.

Unë shoh largimin dhe dështimin me turp të Bashës. Më 11 dhjetor PD i jep rrugë të ardhmes së vet. Është një ngjarje që do mbahet mend gjatë. Kryetari i partisë më të madhe opozitare kapet peng. Nuk kishte ndodhur që në këto vite opozita të kapej.

PS e pati në burgun liderin Nano në atë kohë dhe nuk u kap nga mazhoranca. Është e trishtueshme që sot e kemi këtë realitet. Ta kemi të qartë që Basha është peng i Ramës që në vitin 2017”, tha Ndoka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu