Shkon në 31 numri i viktimave nga përmbysja e varkës në kufirin ujor Francë-Angli (Foto)

ANGLI – Është rënduar bilanci i ngjarës tragjike që ndodhi mbrëmjen sotme me varkën e refugjatëve që u përmbys në kufirin e ujërave të Francës dhe Anglisë.

Sipas medieve të huaja është mësuar se ka shkuar në 31 numri i viktimave që u mbytën në det, pasi varka më të cilën ata ishin duke udhëtuar u përmbys. Autoritetet vendase ende janë duke vazhduar me shpejtësi kërkimin për nxjerrjen e personave të mbijetuar pa iu shkaktuar lëndime ose rrezikuar jetën.

Ende nuk është konfirmuar numri i personave që ishin duke udhëtuar me varkën e përmbysur, ndërkohë që autoritetet ligjzbatuese po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu