Shpërndante kanabis në shkollat e qytetit, arrestohet i riu në Bulqizë

BULQIZË – Polica e Bulqizës në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve të Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotike të Drejtorisë Vendore të Policisë në Dibër, ditën e sotme kanë zhvilluar një operacion anti kanabis duke bërë të mundur arrestimin e një 29-vjeçari.

Në prangat e policisë ka përfunduar shtetasi me inicialet S. R., me banim në Bulqizë. Gjatë kontrollit që policia ka ushtruar në banesën e këtij shtetasi, ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 200 doza kanabisi të cilat ishin të paketuara dhe gati për shpërndarje.

Sipas informacioneve që policia kishte siguruar në rrugë operative, mësohet se ky shtetas e shpërndante lëndën narkotike pranë shkollave të qytetit.

Materialet hetimore për rastin në fjalë i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë

Goditet një rast i shërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla në afërsi të shkollave.

Sekuestrohen 200 doza cannabis sativa, vihet në pranga poseduesi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Dibër , në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe mbi bazën e kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë policore se një shtetas dyshohej se posedonte në banesë lëndë narkotike dhe e përgatiste në doza të vogla duke e shpërndarë në afërsi të shkollave në qytetin e Bulqizës, kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll në banesën e tij.

Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i kanë gjetur në banesë lëndë narkotike canabis sativa e ndarë në 200 doza të vogla gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve hetimore nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. R.,29 vjeç, banues në Bulqizë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu