Aksidenti tragjik në Bullgari, Zëvendëskryeprokurori: Nuk janë aq viktima sa u raportuan

BULLGARI – Zëvendëskryeprokurori i Bullgarisë, Borislav Sarafov ka dhënë një deklaratë në lidhje me aksidentin tragjik ku një autobus me pasagjerë që po vinte nga Turqia, u përfshi nga flakët duke shkaktuar dhjetëra viktima.

Në deklaratën që ai ka dhënë, mësohet të ketë kundërshtuar atë që është transmetuar në medie ku u tha se nga ky aksident mbetën të vdekur 45 persona. Ai ka pohuar se nga aksidenti kanë humbur jetën 44 pasagjerë, ndërkohë që tetë të tjerë kanë mbijetuar, e prej tyre vetëm shtatë po marrin kurim në spital.

“Janë gjetur 44 trupa të djegur. Sipas të mbijetuarve ka pasur 8 të mbijetuar, kurse në spital janë duke u kuruar vetëm 7 të lënduar”., tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu