Basha reagon pas emërtimit të Ilir Beqajt në krye të agjensisë së fondeve: Ia keni varur në qafë si mëlçitë ujkut

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar ditën e sotme gjatë fjalës së tij në Kuvend në lidhje me emërtimin e Ilir Beqajt në krye të agjensisë së fondeve.

Basha u shpreh se agjensia për fondet e donatorëve do ti përdorë miliona eurot për luksin qeveritar.

Basha tha më tej se milionat për menaxhimin e fondeve të donatorëve, që ia keni varur në qafë si mëlçitë ujkut, Ilir Beqajt.

“110 milionë euro që vitin tjetër do shkojnë për PPP-të, 51.2 milionë eurot që do shkojnë për luksin qeveritar, të shoqëruara me shpenzimet për agjensitë e Medias, atë të bashkëqeverisjes dhe atë për me menaxhimin e fondeve të donatorëve, që ia keni varur në qafë si mëlçitë ujkut, Ilir Beqajt.
Ilir Beqaj i check-up it dhe dhjetëra bëmave të tjera të korrupsionit madhor po e valëvisni me krenari të pashpjegueshme përpara shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve si flamur të pandëshkueshmërisë. Kripë në sytë e tyre duke dëshmuar se nuk jeni këtu për t’u shërbyer qytetarëve dhe nevojave që ata kanë, por interesave tuaja dhe të klientëve tuaj.Një përqëndrim politik dhe ekonomik i pushtetit që centralizon çdo aktivitet dhe e vendos në kontroll të pak njerëzve, që shpërfill qytetarin dhe vlerëson klientin e pushtetit, qoftë ky oligark, apo përfitues i vogël partiak që punësohet në struktura të krijuara ad hoc për të kapur çdo hapësirë publike e për ta përdorur si hambarë të interesave politike.Prandaj pensionistët, shumica dërrmuese e të cilëve nuk do të mbijetonte dot pa mbështetjen e familjarëve apo fëmijëve në mërgim, goditen me indeksimin e vobektë që nuk arrin dot nivelin e rritjes së çmimeve.Për të njëjtat arsye shtresat në nevojë, që braktisja në kohë pandemie bëri që të shtohen dhe varfëria e tyre të thellohet, do të kenë tre herë më pak fonde se ato që do të marrin një grusht njerëzish me ato 110 milionë euro që do të shkojnë për PPP.Prandaj fermerët, produktet e të cilëve do të kalben  bashkë me shpresat për të punuar ndershmërisht tokën e tyre, do vijojnë të marrin zero mbështetje,  pasi paratë do t’i çojnë në koncesione.”- u shpreh Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu