Buxheti për 2022/ Ahmetaj: Po rritemi me shpejtësi

TIRANË- Prej orës 10:00 Kuvendi i Shqipërisë po diskuton Buxhetin e vitit 2022 dhe Paketën Fiskale.

PS deklaroi se ky buxhet do të sjellë rritje pagash dhe investime në disa fusha. Seanca pritet që të jetë maratonë, ndërsa në foltoren e Kuvendit pritet që të artikulohen si gjithmonë edhe çështje të tjera mes shumicës dhe opozitës.

Fjalën në nisje të seancës e mori ministri Arben Ahemtaj që u shpreh se buxheti ka disa kryefjalë.

“Momenti i diskutimit të buxhetit bëhet pas daljes së Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare për 650 mln euro përmes eurobondit 10 vite me interes 3.75%. Buxheti ka elementët sociale apo fiskal që mund të gjykohen nga njëra anë mirë, nga njëra anë jo mirë.

Shumëkush nga ju e di mirë që cdo herë testohemi në sytë e investitorëve që janë “akull të ftohtë” nuk e diskutojnë Shqipërinë me emocion. Ekonomia shqiptare kaloi periudhë jashtëzakonisht të vështirë, tërmeti dhe pandemia, që lënë të gjitha gërvishtjet afatgjata në fytyrën e një ekonomie, por mënyra si i kemi trajtuar dhe si jemi zgjedhur në mënyrë të maturuar tregon se Shqipëria ka arritur një maturim fiskal dhe papërgjegjshmëria është lënë mbrapa vite e vite.

Buxheti ka disa kryefjalë, e para është paketa sociale. Jam dakord edhe me debatin e opozitës a është mjaft apo jo. Pandemia vazhdon, shpresoj të mos kemi valën e katërt. Kryefjala tjetër është infrastruktura kritike. 80% borxhi publik patjetër që është i lartë, por u zgjeruam si një 100 vende e kusur.

Edhe Gjermania ka shkuar 80% e buxhetit. Por kemi filluar të ringrihemi dhe po rritemi me shpejtësi dhe arsyet janë dy; kujdesi i qeverisë dhe vibranca ekonomike. Një nga arsyet e rritjes ekonomike është konsumi, por jemi shumë larg të qenit rozë, por ky buxhet ndihmon në injektimin drejt sektorëve të duhur” deklaroi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu